LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen dhe konfiskon një armë antitank në Banjskë të Zveçanit

Policia gjen dhe konfiskon një armë antitank në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës në kuadër të operacioneve në veri të vendit, sot ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë antitank të tipit zolla, në Banjskë të Zveçanit.

Policia ka njoftuar se sot (26.03.2025), rreth orës 15:05, njësitë  policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, prodhim serb.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore,  përfshirë edhe njësinë e specializuar  për trajtimin e mjeteve eksplozive”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.

Bëhet e ditur se arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Lajme
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Lajme
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori