Policia e Rajonit të Gjilanit shqipton 1462 mijë gjoba për shkeljet në trafik


Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në bashkëpunim me njësin Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës 26 qershor dhe 2 korrik për siguri në trafik kanë shqiptuar 1462 mijë gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre janë ndërmarr këto aktivitete: Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i nëntëmbëdhjetë(19) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar tridhjetë e gjashtë (36) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për përdorim të telefonit, Shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar se të gjithë personat që drejtojnë mjetet motorike, gjatë drejtimit të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.
Drejtimi i mjetëve duke mos i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/








































