LAJMI I FUNDIT:

Policia e Portlandit ka vrarë një të dyshuar për vrasjen e një mbështetësi të Trumpit

Policia e Portlandit ka vrarë një të dyshuar për vrasjen e një mbështetësi të Trumpit

Policia vrau një burrë të dyshuar për vrasjen e mbështetësve të Donald Trumpit fundjavën e kaluar gjatë trazirave në Portland, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Michael Reinoehl, 48 vjeç, u dyshua nga policia për vrasjen e mbështetësve të republikanit, Trump gjatë një përplasje midis mbështetësve të presidentit dhe atyre të lëvizjes “Black Lives Matter” në Portland.


Reinoehl tha se ai veproi në vetëmbrojtje kur vrau Aaron Danielson, një anëtar i grupit të djathtë të “Lutjes Patriotike”, transmeton Telegrafi.

Një urdhër arresti u lëshua për të dhe policia e gjeti atë të enjten. Një burim anonim i tha AP-së se Reinoehl nxori një armë gjatë një takimi me policinë, ku këta të fundit e vranë atë.

Një zyrtar i tha New York Times se i dyshuari për vrasje, i cili nuk mund të konfirmohej si Reinoehl, doli nga banesa dhe hipi në automjet.

“Ndërsa ata po përpiqeshin ta arrestonin atë, kishte një të shtënë me armë”, tha koloneli Ray Brady për New York Times.

Anëtarët dhe mbështetësit e lëvizjes “Black Lives Matter” kanë protestuar, shpesh me dhunë, që nga vrasja e George Floydt në muajin maj dhe po ndodhin përplasje me grupe të krahut të djathtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori