LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës pranon nga UNDP-ja pajisje për detektimin e armëve të vogla

Policia e Kosovës pranon nga UNDP-ja pajisje për detektimin e armëve të vogla

Policia e Kosovës është forcuar edhe më shumë në luftimin kundër kontrabandës me armë ilegale të vogla dhe të lehta, falë donacionit të ofruar të pajisjeve profesionale nga UNDP-ja.

Pajisjet, të cilat i ka pranuar këtë të enjte, Policia e Kosovës si skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë me rezolucion 4k, do t’ia lehtësojnë zyrtarëve policorë të pikave kufitare zbulimin e armëve dhe municioneve që mundë t’i kenë personat e dyshuar brenda veturave.


Gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të marrëveshjes për dorëzimin e pajisjeve profesionale midis Policisë së Kosovës dhe UNDP-së, janë demonstruar praktikisht ushtrimet për përdorimin e këtyre pajisjeve, ku nga afër i kanë përcjellur edhe ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili tha se janë duke punuar me partnerët ndërkombëtar për strategjinë dhe planin e veprimit të armeve të vogla dhe të lehta.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, tashmë ka hartuar dhe miratuar strategjinë dhe planin e veprimit për armët e vogla dhe të lehta, i cili është në përputhje të plotë me udhërrëfyesin rajonal dhe ka të integruar dhe më të theksuar aspektin gjinorë dhe çështjet e identifikuara të zbatimit të strategjisë së kaluar. Për momentin dokumenti strategjik është vendosur në platformën për konsultime publike dhe pas këtij procesi do të procedohet për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme është në finalizim të ligjit për armët dhe ligjin për përdorim civil të eksplozivëve, të cilët janë harmonizuar në plotëni me direktivat e Bashkimit Evropian që rregullon fushën e armëve të vogla dhe të lehta dhe eksplozivët, si dhe janë përfshirë dhe janë adresuar vështirësitë të identifikuara gjatë zbatimit të tyre, deri më sot agjencitë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera brenda Republikës së Kosovës, kanë marrë mbështetje të vlefshme e cila na ka mundësuar zbatimin efektiv të udhërrëfyesit deri në vitin 2024, ne kemi treguar dhe dëshmuar se jemi shumë serioz dhe të përkushtuar për të avancuar nivelin e sigurisë, sidomos kur bëhet fjalë për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe luftimin e trafikut të paligjshëm të armëve… Ministria e Punëve të Brendshme dhe komisioni nacional për armë të vogla dhe të lehta iu sigurojnë dhe shprehim gatishmërinë që të punojmë për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për gjithë rajonin, si dhe për vet Bashkimin Evropian”, tha Sfecla.

Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së për Kosovën, Maria Suokko ka thënë se ende vazhdojnë tendencat për kontrabandimin e armeve në Kosovë, por që Policia e Kosovës është duke u avancuar për të parandaluar këtë dukuri, si dhe është shembull i vetëm në rajon në juridiksionin me qenë të veçantë K9.

“Policia e Kosovës sot konsiderohet si një shembull i një sistemi të armëve të zjarrit që funksionon mirë. Është gjithashtu i vetmi juridiksion në Ballkanin Perëndimor me qen të veçantë K9, që i pamë këtu më herët, të cilët janë në gjendje të detektojnë armët. Është vërtetuar gjithashtu se Policia e Kosovës ka shtuar numrin e armëve të zjarrit dhe municioneve të konfiskuara në pikat e kalimit kufitar dhe në vijat kufitare. Megjithatë, sfidat nuk kanë të ndalur, dhe siç kemi dëgjuar, tendencat e reja vazhdojnë të shfaqen kur bëhet fjalë për tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta. Në mënyrë që Policia e Kosovës të jetë e përditësuar me trendët dhe zhvillimet në fushën e trafikimit, sot nevojiten pajisje të reja të specializuara. Falë kontributit bujar të partnerëve tanë, këtu sot, ne jemi në gjendje të mbështesim Policinë e Kosovës me pajisje të specializuara, të cilat do të rrisin efikasitetin në identifikimin, zbulimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme dhe narkotikëve. Në fakt, me dorëzimin e sotëm përmbyllet zbatimi i suksesshëm i dy projekteve që kanë kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve të policisë dhe forcimin e kontrollit kufitar dhe hetimeve policore” ka thënë Suokk.

Drejtori i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka falënderuar fondin për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe vendet mbështetëse, përmes programit për siguri në kuadër të fondit për zhvillim të organizatës së kombeve të bashkuara UNDP.

“Na janë siguruar pajisje mjaftë të nevojshme për Policinë e Kosovës ata me këtë rast dua ta falënderojë edhe menaxherin e këtij programi z Mentor Cakollin për bashkëpunimin e shkëlqyer… Mbështetja e vazhdueshme deri më tash e fondit për zhvillim në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe hetimin dhe trafikimin ilegal të armëve, municioneve, eksplozivëve që ka qenë shumë e rëndësishme dhe e dobishme për Policinë e Kosovës, siguria është një element kyç në çdo shoqëri në botë, të qenit në gjendje që të jetojmë dhe funksionojmë të lirshëm dhe pa frikë nga krimi është interes i çdo qytetari, pavarësisht mosha, gjinia, raca, feja, prandaj çdo rrezik në siguri e dëmton rëndë parimet themelore të të drejtave të lirive të njeriut” ka thënë Mehmeti.

Gjatë ceremonisë u janë shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve letra falënderuese për kontributin e tyre të dhënë ndaj Policisë së Kosovë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori