LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave, policia nuk po maltreton qytetarë në veri

Policia e Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave, policia nuk po maltreton qytetarë në veri
Foto: Ilustrim

Pas dezinformatave të shumta që po plasohen nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin dhe qytetarët se të gjitha veprimet e saj policore i ndërmerr bazuar në autorizimet ligjore, në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Reagimi i Policisë së Kosovës vjen si demant ndaj informatave të rreme, të cilat po qarkullojnë se kinse Policia e Kosovës, në veri të Mitrovicës po ndalon dhe maltreton qytetarët, gjatë ushtrimit të detyrave policore.


“Qarkullimi i këtyre informacioneve të pavërteta, kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e pa sigurisë te qytetarët”, thuhet në reagimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

“Ju sigurojmë se Policia e Kosovës përmes realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, ka të vetmin qëllim, parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kontrabandës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”.

Më tej thuhet se “gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë kufitar  janë penguar në kryerje të detyrës nga një person i cili ishte në gjendje të dehur, e i cili sipas procedurave policore është shoqëruar në stacion policor. Të gjitha veprimet ndaj të njëjtit do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Policia e Kosovës fton qytetarët që të mos bien pre e informacioneve të tilla të pasakta.

Ndryshe, sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu kanë ndaluar një automjet, me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, Policia ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe në koordinim me të, dhe rasti ka qenë duke u trajtuar nga policia.

Në veri ndalohet një auto-ambulancë përplot barna, dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia
Lexo po ashtu Në veri ndalohet një auto-ambulancë përplot barna, dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia

Kjo ka mjaftuar që zyrtarët shtetërorë në Serbi këtij rasti i kanë dhënë konotacion tjetër dhe të dezinformojnë opinionin.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha gjatë ditës se shoferi i autoambulancës, që e identifikoi si Dejan Spahiq, i cili po transportonte infuzione dhe ilaçe nga Leposaviqi në Mitrovicë të Veriut, “u rrëmbye nga njësitë speciale” të Policisë së Kosovës.

Gjatë një konference për media, Petkoviq tha se “rreth orës 14:00, një makinë e njësive speciale ia ka bllokuar rrugën një autoambulance. Katër policë të armatosur e kanë rrëmbyer shoferin Dejan Spahiq, dhe një pjesëtar i njësive speciale ka hipur në autoambulancë dhe ka udhëtuar me të drejt jugut, në një vend të panjohur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori