LAJMI I FUNDIT:

Policia e Floridës sekuestroi 23 vetura gjatë operacionit në një event të garave rrugore

Policia e Floridës sekuestroi 23 vetura gjatë operacionit në një event të garave rrugore

Policia e Floridës thotë se fundjavën që lamë pas, ata parandaluan atë që ka mundur të ishte një “pushtim ilegal i rrugëve” kur ata arrestuan 69 persona gjatë një operacioni të madh.

Autoritetet lëshuan mbi 75 gjoba e gjithashtu sekuestruan 23 vetura gjatë procesit.


Ky incident vazhdon të demonstrojë ashpërsinë e shtetit federal të Floridës ndaj sjelljeve të tilla.

Sipas ndihmës-shefit të policisë Antonio Gilliam i departamentit të policisë së St.Petersburg, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 sipas kohë lokale të shtunën më 22 prill, raporton carscoops, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodhi kur 50 vetura të policisë rrethuan një grup në mes të aktiviteteve të paligjshme të vozitjes në një hapësirë boshe të një parkingu. Policia thotë se shumica e të përfshirëve ishin nga jashtë qarkut Pinellas.

“Rezultatet e operacionit tonë të shtunën mbrëma janë absolutisht tronditëse”, tha Gilliam. “U arrestuan 69 persona. Shumë prej tyre nuk ishin as banorë të Qarkut Pinellas”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai deklaroi: Këto 69 arrestime përbëheshin nga 57 arrestime për kundërvajtje dhe 12 arrestime për vepra penale dhe u lëshuan 74 gjoba”. /Telegrafi/