LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Forenzika marrin pajisje të reja

Policia dhe Forenzika marrin pajisje të reja

UNDP dhe Ambasada e Gjermanisë sot do t’i dorëzojnë Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës, pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Programi i Sigurisë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së do të dorëzojë pajisje që do të përmirësojnë punën e Agjencisë së Forenzikës dhe Policisë së Kosovës.


Ndihma gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo dhe zyrtarë të Policisë dhe Forenzikës.