LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike po heton një “rrjet” terrorist në lidhje me sulmin në Mançester

Policia britanike po heton një “rrjet” terrorist në lidhje me sulmin në Mançester

Policia në Britani thotë se është duke hetuar një “rrjet”, pas sulmit në një koncert në Mançester, ku u vranë 22 persona.

“Mendoj se është e qartë se ky është rrjet të cilën ne jemi duke e hetuar”, tha Ian Hopkins, shef i policisë në Mançester, duke shtuar se policia është duke bërë “kërkime të gjera”, në qytetin e Mançesterit.


Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin përfshirë edhe vëllain e Abdelit.

Vëllai i sulmuesit të dyshuar në Mançester është arrestuar në Tripoli të Libisë, ka thënë një zëdhënës i forcave anti-terror. Edhe babai i sulmuesit të dyshuar është arrestuar në Tripoli.

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, më herët ka deklaruar se sulmi i 22 majit ishte “shumë më i sofistikuar se sulmet që kemi parë në të kaluarën, dhe duket se me gjasë sulmuesi vetëvrasës nuk ka vepruar i vetëm”.

Rudd i ka thënë radios BBC se duket se sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, i lindur në Britani, së fundmi kishte udhëtuar në Libi. Abedi ishte me prejardhje nga Libia.

“Ky informacion besoj se është konfirmuar. Kur ky operacion të ketë përfunduar, ne duam të shikojnë se si u radikalizua ai”, ka thënë ajo.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Mançester. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori