LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston tre persona në një lokal në Prishtinë për armëmbajtje pa leje 

Policia arreston tre persona në një lokal në Prishtinë për armëmbajtje pa leje 
Foto: Ilustrim

Njësitet policore të stacionit policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë rreth orës 02:00, ku zyrtarët policor i janë përgjigjur një raportimi se në atë lokal ka persona të armatosur.

“Pasi që zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, janë penguar nga tre persona të dyshuar. Të njëjtit nuk kanë përfillur zyrtarët policor dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar : A. M, 45 vjeç; G.S, 34 vjeç dhe F.M, 40 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Të tre personat janë arrestuar nga ana e policisë dhe po mbahen në qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Policia njoftoi se ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.  /Telegrafi/