LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Gjilan, i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia arreston një person në Gjilan, i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rajonin e Gjilanit, i dyshuar për “armëmbajtje pa leje”

Në njoftim thuhet se më datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale:


 · një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,

· njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe

· një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe

· dy karikatorë (cal. 7.62)

 Me urdhër të Prokurorisë  kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/