LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston nëntë drejtues mjetesh dhe vendos 6,675 gjoba për shkelje rrugore brenda një jave në Tiranë

Policia arreston nëntë drejtues mjetesh dhe vendos 6,675 gjoba për shkelje rrugore brenda një jave në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore.

Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.


Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar nëntë shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë: 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara; 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 6 për përdorim të xhamave të errësuar; 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha; 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; 145 për parakalime të gabuara; 5314 për parkime të gabuara.

Janë bllokuar gjashtë automjete për: detyrime të pashlyera; mungesë dokumentacioni; verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori