LAJMI I FUNDIT:

Policia argëton fëmijët në Ditën ndërkombëtare të tyre

Policia argëton fëmijët në Ditën ndërkombëtare të tyre

Edhe në Kosovë shënohet Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, Policia e Kosovës ka organizuar një mori aktivitetesh për fëmijët e Kosovës, duke filluar nga parakalimi i njësive policore, lexim nga fëmijët, valle nga fëmijët, bashkëbisedim me maskota të Shrek-ut, Spiderman-ut, Batman-it, Finger dhe Masha, e deri tek përmbyllja që u shoqërua me fotografim dhe bashkëbisedim i fëmijëve me njësitet policore.


Nga Policia e Kosovës, Major Mentor Cakolli, u tha fëmijëve se këtë aktivitet e kanë organizuar për t’iu treguar se sa të përkushtuar janë në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.

“Ky është aktiviteti i parë që Policia e Republikës së Kosovës e ka organizuar me rastin e 1 qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Dëshiroj t’ju tregoj edhe me ju sigurua të gjithëve fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se ky është vetëm një aktivitet që e ka bërë Policia e Kosovës me ju tregua juve se sa të përkushtuar jemi në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të qytetarëve të Kosovës. Sepse fundi i fundit ne Policia juaj jemi pjesë e juaja, Policia është populli dhe populli është policia. Kjo është motoja me të cilën udhëheq Policia e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para fëmijëve tha se ky aktivitet i Policisë së Kosovës tregon se sa janë të përkushtuar në kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve, por në veçanti ndaj kujdesit të fëmijëve.

Kelani tha se janë në dijeni se një numër i fëmijëve shfrytëzohen për të kërkuar lëmoshë, por që tha se do të punojnë që edhe ata fëmijë të kthehen në bankat shkollore.

“Policia e Kosovës e ka ndje një obligim që sot t’ju kushtoj një ditë një gjenerate më të mirë dhe më të shëndetshme të Kosovës. Ne e dimë që shumë fëmijë ende shfrytëzohen ose në një mënyrë keqpërdoren nëpër rrugët e Kosovës duke kërkuar lëmoshë edhe pse ne e dimë që ata duhet të jenë në bankat e tyre shkollore. Pra, Policia e Kosovës me aktivitetet e saja po mundohet që pikërisht edhe atë numër të asaj kategorie të fëmijëve që ta kthejmë në bankat shkollore”, tha ai.

E para fëmijëve, Policia e Kosovës bëri parakalim të fëmijëve të cilët i quajtën Policia e ardhshme e Kosovës, biçiklistët e Policisë, njësia speciale, Njësia e rendit dhe Njësia e motoristëve. E fëmijët të cilët ishin në numër shumë të madh shprehen interesim për të bashkëbiseduar me njësitë e ndryshme të Policisë së Kosovës.

Lekë Zeqolli, pjesëmarrës në këtë aktivitet, tha se pjesa që më së shumti i pëlqeu në këtë aktivitet ishte kur fëmijët treguan se cilat janë të drejtat e tyre.

“Unë kam kaluar shumë mirë këtu, është një festë 1 qershori për fëmijët, mu ka dok shumë mirë. Më pëlqej më së shumti kur fëmijët dolën dhe treguan të drejtat e tyre”, tha ai.

Kurse, Alhena Rexhepi, tha se dëshira e saj është që fëmijët të mos përdorin shumë rrjetet sociale dhe të jenë më të sjellshëm.

“Mu po më pëlqejnë gjërat e ndryshme që i kanë përgatitur Policia për ne, ka shumë gjëra të mira. 1 qershori është Dita e fëmijëve, ku të gjithë fëmijët i kanë të drejtat e tyre. Dëshira ime është që ne fëmijët mos me përdor më shumë rrjete sociale dhe me qenë më të sjellshëm”, tha ajo.

Ndërsa, Elba Haxhiu, në këtë aktivitet tha se më së shumti i pëlqeu pjesa e baletit.

“Unë sot po kaloj shumë mirë dhe jam e gëzuar që sot është dita e fëmijëve. Më pëlqej pjesa me balerina”, tha ajo.

I gjithë ky aktivitet i Policisë së Kosovës është bërë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.  /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori