LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes në trafik: Shiu ka dëmtuar infrastrukturën rrugore në disa vende

Policia apelon për kujdes në trafik: Shiu ka dëmtuar infrastrukturën rrugore në disa vende

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në trafik. Kjo pasi sic thuhet, reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime ditëve të fundit kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Policia ka njoftuar se në disa segmente ka pasur shembje të gurëve e dheut, gjithashtu në vendet malore ka pasur reshje të borës ku është vështirësuar qarkullimi në trafik.


Tutje, thuhet se sipas shërbimit meteorologjik edhe ditët në vijim do të ketë reshje të shiut e në pjesë të ndryshme të vendit pritet të ketë edhe reshje bore, ku në disa segmente rrugore mund të ketë rrjedhje të ujit, shembje të gurëve e dheut. Po ashtu kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura ku mund të krijohet mjegull, ngrica dhe shtresa të akullit që ndikojnë në sigurinë e trafikut rrugor.

“Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje”, thuhet në apelin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori