Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.


438293729 1526931968239858 2419612399740077342 n

Ky aksion sipas Elshanit po zhvillohet bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”

441059180 960629652472997 2202862857840962811 n

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani.

441081850 824395562917272 7527417637325584908 n

Për aksionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se janë mbyllur 6 njësi të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.

"Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës", ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi i Policisë për të cilin janë zotuar në vazhdimësi.

"Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar", ka shkruar tutje Sveçla./Telegrafi/