LAJMI I FUNDIT:

Policia aksion ndaj shoferëve të dehur në Tetovë dhe Gostivar

Policia aksion ndaj shoferëve të dehur në Tetovë dhe Gostivar

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë kontrollit gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, tek dy prej të cilëve (TE-1 dhe GV-1) u matën deri në një e gjysmë promil alkool në organizëm. Për të gjith shoferët të cilët kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, menjëherë janë larguar nga trafiku dhe u janë përgatitur parashtresa përkatëse sipas ligjitt Përveç këtyre, me parashtresat përkatëse janë plotësuar edhe 25 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (Te-14 dhe GV-11)”, thonë nga SPB-ja në Tetovë.


Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon që shoferët të mos konsumojnë pije alkoolike nëse ulen pas timonit sepse alkooli ua zvogëlon aftësinë për menaxhim dhe përqendrimin e tyre dhe rrezikon sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori