LAJMI I FUNDIT:

Polici turk nuk mundi t’i ndalte lotët, derisa përpiqej të shpëtonte emigranten e vogël (Video)

Polici turk nuk mundi t’i ndalte lotët, derisa përpiqej të shpëtonte emigranten e vogël (Video)
Një polic trafiku në Turqi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve gjatë reanimacionit të një vajze shtatëvjeçare pa shenja jete, të cilën me të gjitha forcat vrapoi për ta dërguar në një ambulancë në largësi 100 metra pas katastrofës së një motoskafi me migrantë në ujërat e Bodrumit të Turqisë në të cilën jetën humbën dy persona. Harun Kılıçoğlu, baba i dy fëmijëve i punësuar në Departamentin e Regjistrave të Trafikut në Policinë e Bodrumit, qytet në provincën Muğla, shkoi në vendin e ngjarjes pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë nga ana e qytetarëve, ndërsa me shpejtësi mori në krahë një vogëlushe të nxjerrë pa shenja jete nga deti dhe u përpoq me të gjitha forcat ta dërgonte sa më shpejtë deri tek ekipet shëndetësore. ( Ali Ballı - Anadolu Agency )

Një polic trafiku në Turqi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve gjatë reanimacionit të një vajze shtatëvjeçare pa shenja jete.

Siç shkruan AnadolyAgency, vajzën e vogël, polici, bashkë me të gjitha forcat vrapoi për ta dërguar në një ambulancë në largësi 100 metra.


Një ngjarje e tillë, siç bëhet e ditur tutje, ndodhi pas katastrofës së një motoskafi me migrantë në ujërat e Bodrumit të Turqisë në të cilën jetën humbën dy persona.

Harun Kılıçoğlu, baba i dy fëmijëve i punësuar në Departamentin e Regjistrave të Trafikut në Policinë e Bodrumit, qytet në provincën Muğla, shkoi në vendin e ngjarjes pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë nga ana e qytetarëve, ndërsa me shpejtësi mori në krahë një vogëlushe të nxjerrë pa shenja jete nga deti dhe u përpoq me të gjitha forcat ta dërgonte sa më shpejtë deri tek ekipet shëndetësore.

Kılıçoğlu, i cili vrapoi 100 metra deri te ekipet shëndetësore në rripin bregdetar në një ngjarje të shoqëruar përplot me emocione, dha të gjitha përpjekjet e tij për ta shpëtuar vajzën.

“A ka punonjës shëndetësor? Të shpejtojmë! Le të vijnë punonjësit shëndetësor”, thërriste polici turk duke vrapuar me vogëlushen në krahët e tij.

Mediat kanë ndjekur në tërësi veprimin e policit Kılıçoğlu, i cili përcolli me lot në sy përpjekjet e reanimacionit të shtatëvjeçares nga ana e ekipeve shëndetësore.

Megjithatë, AA shkruan se vajza e vogël ndërroi jetë në spitalin e dërguar, përkundër të gjitha përpjekjeve intensive për ta shpëtuar atë.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori