LAJMI I FUNDIT:

Polici në Teksas përplas për tokë adoleshenten dhe e prangos, autoritetet hetojnë rastin – publikohen pamjet e këtij momenti

Polici në Teksas përplas për tokë adoleshenten dhe e prangos, autoritetet hetojnë rastin – publikohen pamjet e këtij momenti

Një video që është bërë virale shfaq zëvendës-sherifin në Teksas, duke përplasur për tokë një 18-vjeçare, ku si pasojë autoritetet kompetente e kanë dërguar në komision disiplinor zyrtarin policor – e zyrtarë të punëve të brendshme të hetojnë rastin.

Pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar nga kamera e policisë në Forney në lindje të Dallasit, shfaq Conner Martinin duke qëndruar mbi adoleshentet me ngjyrë dhe që disa sekonda më vonë arreston edhe nënën e saj që e përplas në tokë për ta prangosur, transmeton Telegrafi.


Pamjet e kamerës janë publikuar nga hetuesia, ku shihet Martin duke iu afruar adoleshentes pas disa telefonave se ajo mund të kryej vetëvrasje dhe ecte pranë rrugës.

Ai vazhdimisht e kishte pyetur adoleshenten që nga e ëma është identifikuar si Nekia Trigg, duke e pyetur se pse është e shqetësuar.

Ai më pas e kap për krahu duke i kërkuar të mos lëvizë – por ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.

“Pse po më lëndon. Nuk dua të më lëndosh”, dëgjohet Trigg duke e pyetur policin derisa nuk mund të ndalte lotët.

E kur ajo e shtyn policin, ai e përplas për tokë – derisa ajo vazhdimisht bërtiste: “nuk po mund të marrë frymë”. Disa momente më vonë, e ëma e saj Antanique Ray shfaq në vendin e ngjarjes me disa anëtarë tjerë të familjes.

Por edhe atë e përcjell fati i njëjtë – përplaset në tokë nga i njëjti polic dhe më pas prangoset. E polici është arsyetuar duke thënë se ka praktikuar një metodë Ju-Jitsu që e ka mësuar në akademi, për të parandaluar vajzën e re që të ikë apo t’i vërsulet veturave që ishin në lëvizje.

Ajo më pas është dërguar në spitalin psikiatrik për vlerësim nga mjekët, kurse zyrtarë të punëve të brendshme kanë filluar hetimet për të përcaktuar saktë nëse zyrtari policor nuk ka aplikuar procedurat standarde. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori