Policët në Burgun e Idrizovës cak i të burgosurve, rrezikohen edhe familjarët e tyre
Në burgun “Idrizovë” ka pasur shpesh raste të shfrytëzimit të pushimeve mjekësore nga policia e burgut, konfirmon në një intervistë për “Makfax” drejtori i këtij insitucioni, Zoran Jovanovski. Kjo po ndodh në një periudhë të djegies intensive të automjeteve të policëve, ndërsa kanë pasur edhe kërcënime me jetë. Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht kanë pushim mjekësor, ndërsa Jovanovski thekson se “meqë mjeku amë jep pushim mjekësor, atëherë ata janë të sëmurë”.
Disa zyrtarë të burgjeve nuk i raportojnë fare kërcënimet nga të burgosurit.
“Kur pyes pse nuk raportojnë, thonë se nuk kanë probleme”, sqaron drejtori Jovanovski.
Ai thotë se kanë bashkëpunim me MPB-në dhe janë duke punuar për zbardhjen e rasteve të djegies së automjeteve.
“Kërcënime nga të burgosurit ka dhe do të ketë, po të ishin njerëz të ndershëm dhe të drejtë nuk do të kishin përfunduar prapa hekurave”, vë në dukje Jovanovski.
Sipas Jovanovskit, shumë policë përballen me kërcënime edhe për familjarët e tyre, të cilët tani janë më të ekspozuar, sidomos nga rrjetet sociale. Prania e telefonave ilegalë në burg u mundëson të burgosurve qasje në rrjetet sociale.
“Në rrjetet sociale punonjësit tanë kanë fotografi të grave, fëmijëve, kështu që të burgosurit shumë lehtë mund ta shkarkojnë atë profil dhe të zbulojnë se kush është gruaja e tij, kush janë fëmijët e tij”, shton Jovanovski.
Ka raste kur nga kërcënimet e tilla, punonjësit e policisë japin dorëheqje nga puna, prandaj sipas drejtorit Jovanovski, nëse do të rritet numri i gardianëve në burgje do të shmangej ky problem./KlanMacedonia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe