Grupe të armatosura të lidhur me liderin opozitar Jirair Sefiljan, kanë marrë ndërtesën e Policisë në Jerevan të Armenisë, duke vrarë një polic.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Serzh Sargsyan si dhe të të gjithë të burgosurve politikë, por shërbimet e sigurisë hedhin poshtë pretendimet e njerëzve nëpër rrjete sociale se bëhet fjalë për grusht shtet.

“Shteti i Armenisë po funksionin normalisht, Policia po e kryen detyrën e vet”, thuhet nga Shërbimi kombëtar i Sigurisë.