LAJMI I FUNDIT:

Policët e Kosovës nuk paguhen për shkallën e rrezikshmërisë

Policët e Kosovës nuk paguhen për shkallën e rrezikshmërisë

Pezullimi i Ligjit për Paga, po mban pezull edhe nivelizimin e pagave në bazë të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Ndërkaq, policët në vendin tonë për nga pagat, janë ngjashëm me atë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më keq se në Mal të Zi e më mirë se në Shqipëri. 

Pezullimi i Ligjit për Pagat deri në muajin mars ka ngritur pakënaqësi tek policët e Kosovës të cilët kanë pritur fuqizimin dhe nivelizimin e pagave në bazë të rrezikshmërisë në vendin e punës.


“Në kuadër të këtij Ligji ka dalë edhe një udhëzim administrativ që parashihte shtesat për rrezikshmëri në punë për pjesëtarët që punojnë në Policinë e Kosovës. Ai udhëzim ka parapa shtatë nivele të rrezikshmërisë që u kanoset pjesëtarëve të policisë gjatë orarit të punës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valbona Kamberi.

Valbona Kamberi nga Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se ky vendim ndikohet nga qeveria e ardhshme ngase duhet të aprovohet për të qenë pjesë e Ligjit për Pagat, përcjell Telegrafi.

“Meqenëse tani jemi në një moment kur qeveria ende nuk është formuar, ky udhëzim administrativ është gati dhe në momentin e formimit të qeverisë udhëzimi do të përcillet në instancat tjera qeveritare në mënyrë që të aprovohet dhe të bëhet pjesë e Ligjit të Pagave”, deklaroi më tej Valbona Kamberi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami tha se marrë parasysh shkallën e rrezikshmërisë polici i Kosovës ka page të ulët.

“Polici i Kosovës nuk ka pagë sa meriton duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë dhe mungesën e kushteve elementare siç është sigurimi shëndetësorë. Duhet pasur parasysh se polici nuk mund të bëjë punë tjera dhe familja e tij varet vetëm nga paga e tij si polic”, deklaroi Avni Islami.

Sipas sindikatës së Policisë krahasuar me vendet e rajonit pagat e Policëve të Kosovës janë më mirë se të atyre nga Shqipëria, të përafërta me ato të Maqedonisë së Veriut dhe dukshëm më të ulëta se ato të Malit të zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori