LAJMI I FUNDIT:

POLI Streetball Kosova – muzikë, diell e kënaqësi midis Prishtinës më 20 gusht!

POLI Streetball Kosova – muzikë, diell e kënaqësi midis Prishtinës më 20 gusht!

Për të 21-tën herë me radhë të premten në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë vjen evenimenti më i madh sportiv veror, POLI Streetball Kosova 2021.

Tradita vazhdon me shumë diell muzikë e kënaqësi që do të shijohet midis Prishtinës më 20 gusht (e premte).

Ekipet më të mira do të ndeshen në një ambient magjik të garës 3×3 me atmosferë dhe çmime fantastike, ku nuk do të mungojnë as ndeshjet e veçanta si ndeshjet e Meraklive t’Basketit, Femrave dhe VIP-ve.

Qershia mbi tortë:  POLI Streetball Kosova legjendën që po shkon në pension, e nderon! Edmond Azemi do të jetë përballë shokëve dhe rivalëve të tij në Prishtinë në këtë ngjarje të madhe.

Çka keni pritë? Veç muzikë, diell e kënaqësi?

POLI Streetball Kosova vjen edhe me grillin në vendin e ngjarjes duke ofruar kënaqëinë ultimative të shijimit të salsiçeve të shëndetshme dhe tejet të shijshme me përbërje 90% të mishit të pulës të brendit POLI nga Perutnina Ptuj që është Sponsor Gjeneral i këtij eventi!

Me mungu nuk është opsion – më 20 gusht krejt në POLI Streetball Kosova për shumë aksion!

Artikull i sponzorizuar