LAJMI I FUNDIT:

Polestar do të fillojë prodhimin e automjeteve në Karolinën e Jugut

Polestar do të fillojë prodhimin e automjeteve në Karolinën e Jugut

Prodhuesi i automjeteve elektrike premium, Polestar do të fillojë prodhimin e automjeteve në Karolinën e Jugut për tregjet e SHBA-së dhe Evropës nga viti 2024, tha shefi ekzekutiv Thomas Ingenlath për Reuters.

Polestar, i themeluar nga Volvo dhe Zhejiang Geely Holding Group ka prodhuar tre modelet e tij ekzistuese nga një fabrikë në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu dhe një tjetër në qytetin bregdetar lindor të Taizhou-s, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi ka eksportuar automjete të prodhuara nga Kina në tregjet jashtë shtetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi një mundësi për të shkuar në Karolinën e Jugut me Polestar 3. Markat e reja EV që po ndërtohen, ato nuk mund të dalin menjëherë për të ndërtuar fabrika atje. Ju duhet një vëllim i mirë”, tha Ingenlath në një intervistë.

Duke folur më herët në ekspozitën e makinave, Ingenlath tha se kompania pret që prodhimi i Polestar 4 të fillojë më vonë këtë vit në Gjirin Hangzhou të Kinës. /Telegrafi/