LAJMI I FUNDIT:

Pokemon Go më i famshëm se Tinder!

Pokemon Go më i famshëm se Tinder!

Aplikacioni Pokemon Go është instaluar në më shumë telefona Android në Amerikë se sa aplikacioni për takime, Tinder, pak ditë pas lansimit të tij.

Analiza e të dhënave e publikuar nga SimilarWeb ka shfaqur poashtu se së shpejti Pokemon Go do të ketë më shumë përdorues aktiv ditor se Tëitter.


Me fjalë të tjera, rreth 3 për qind e popullatës amerikane që posedojnë telefona Android janë përdorues të aplikacionit.

Dy ditë pas lansimit të lojës, aplikacioni Pokemon Go është instaluar në 5.16 për qind të pajisjeve Android në Amerikë. Stoqet e Nintendos janë rritur për më shumë se 20 për qind prej fillimit të suksesit të Pokemon Go.