LAJMI I FUNDIT:

”The Points Guy”: Ishujt e Ksamilit, destinacioni magjepsës për vitin 2018

”The Points Guy”: Ishujt e Ksamilit, destinacioni magjepsës për vitin 2018
Beautiful Ionian Sea with clear turquoise water and morning summer coast view from beach (Ksamil, Albania). Through a clear transparentr water you can see a flock of small fish.

Me një vijë të pafundme bregdetare dhe të larmishme mund të jetë e vështirë të zgjedhësh se cili plazh në Europë është i denjë për t’u vizituar në vitin 2018.

Në këtë dilemë, turistëve iu ka ardhur në ndihmë “The Points Guy” një uebfaqe udhëtimesh amerikane që depërtoi në brigjet e Evropës për të gjetur disa nga pikat më të mira për çdo plazh për vitin 2018.


The Points Guy ka renditur 15 plazhet më të bukura në Evropë për vitin 2018 ku surpriza është Ksamili i cili renditet në vendin e dhjetë mes plazheve mahnitëse të Spanjës, Kroacisë, Francës.

Në këto destinacione, arrihet falë linjave të reja ajrore, ku ju zgjidhni të kaloni pushimet mes ngjarjeve kulturore, të luani në rërë, të notoni në det ose thjesht të shijoni diellin në këto destinacione evropiane këtë verë.

TPG shkruan në artikullin e tij për ishujt e Ksamilit se Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze.

“Ju nuk mund të keni dëgjuar për Rivierën Shqiptare, por është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze, me përjashtim të buxhetit shumë më të mirë. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik i ishujve të pabanuar, të cilët mund të eksplorohen vetëm me një udhëtim të shkurtër me varkë larg gadishullit të Ksamilit. Ju madje mund të notoni mes disa ishujve në ujërat e cekëta”, shkruan “The Points Guy”.

“Gjithashtu duke iu treguar miqve tuaj se jeni duke pushuar në Rivierën shqiptare, tingëllon shumë magjepsëse dhe aventureske, gjithashtu! Për të arritur këtu, linja ajrore e re Air Albania mund të fillojë të fluturojë në rrugët evropiane këtë verë. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori