LAJMI I FUNDIT:

Pogba: Më është shkaktuar padrejtësi, unë jam lojtar i Juventusit

Pogba: Më është shkaktuar padrejtësi, unë jam lojtar i Juventusit

Paul Pogba ka qenë i pranishëm në tribuna të stadiumit për ta përkrahur nga afër Kombëtaren e Francës ndaj Belgjikës.

Francezi është futur në dhomat e zhveshjes për t’i takuar ish-bashkëlojtarët e tij te Franca, derisa ka dhënë edhe një intervistë, ku theksoi se është i dënuar në mënyrë të padrejtë sa i takon çështjes së tij me dopingun.

Ndër të tjera, mesfushori shtoi se do të luftojë për të marrë atë që i takon ndërsa nuk harroi faktin se ai e konsideron veten ende një lojtar të Juventus.


Nga Shaqiri te Podolski dhe Ochoa – formacioni i yjeve që shkëlqejnë më shumë me kombëtaren sesa me klubet
Lexo po ashtu Nga Shaqiri te Podolski dhe Ochoa – formacioni i yjeve që shkëlqejnë më shumë me kombëtaren sesa me klubet

“Dua të luftoj me këtë padrejtësi që më është shkaktuar. Së fundmi, është publikuar edhe një intervistë e pavërtetë ku thuhet se Pogba është i mbaruar”.

“Por, unë ju them që Pogba është këtu dhe nuk është i mbaruar, ndaj mos u shqetësoni. Kam dëshirën e madhe për t’u rikthyer, jam ende një lojtar i Juventus”.

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër
Lexo po ashtu Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

“Kam një kontratë, por që ende nuk kam pasur mundësinë për të biseduar me drejtuesit e klubit. Ka një heshtje në këtë moment, ndoshta edhe ata po presin për rezultatin e apelit. Por, nëse jeni mjaftueshëm kuriozë, atëherë mund t’i pyesni”, u shpreh Pogba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori