LAJMI I FUNDIT:

Pogaçe e shpejtë me kos që nuk gatuhet

Pogaçe e shpejtë me kos që nuk gatuhet

Pogaçja me kos është e mrekullueshme kur nuk keni kohë për të gatuar

Përbërësit:

▪ 500 g miell,
▪ 2 gota jogurt,
▪ 3 vezë,
▪ 200 ml vaj,
▪ 1 qese pluhur pjekjeje,
▪ 1 lugë çaji kripë.


Si të gatuani pogaçen:

Në vijim ju sjellim një recetë për një pogaçe të shpejtë, sidomos kur të keni mysafirë, sepse përgatitet lehtë.

Në një enë hidhni jogurtin, vajin, 2 vezë të plota dhe një të bardhë veze dhe i rrihni me mikser. Më pas shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën dhe i rrihni të gjitha me një mikser me shpejtësi të ulët.

Vendosni letër për pjekje në një tepsi dhe derdhni masën. E lyeni me të verdhën e vezës të rrahur dhe e piqni në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius për rreth 25 minuta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.