Poezi nga: Al Winans
Përktheu: Fadil Bajraj
poeti i vërtetë e di se
fjalët duhet të përcillen me të bëma
se ato janë më të dobëta se gjaku i derdhur
në fushën e betejës
për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut
poeti i vërtetë bart
gjakun e njerëzve në venat e tij
ai nuk flet në një dialekt të hallakatur
por me fjali të shkurtra
për ta kuptuar veprën e tij
nuk të duhet fjalori
poeti i vërtetë është i zhytur
në traditën e lashtë
ai nuk merret me politikë
ai është vetë politika
poeti i vërtetë është pemë me
derë të gjera
ai është korja
në një copë buke
ai është ëndrra brenda
një ëndrre
ai është nëna që i jep
tamblin e jetës
një foshnjeje të porsalindur
ai është bubullimë në stuhi
fjalët e tij janë rrufe
që ndriçon qiellin
ai nuk lyp duartrokitje
dhe as nuk bën dashuri me mikrofonin
ai bart përulësinë
njashtu siç mban nëna fëmijën e saj
në një përqafim të ngrohtë
ai jeton me zgrip
sytë e tij janë gjuha e tij
gjuha e tij është forca e tij
ai është kopshtar që mbjell fara
në kopshtet e mendjes
ai është rrezja e parë e diellit
që depërton nëpër mjegullën mëngjesore
fjalët e tij ecin rrugëve
vrapojnë maratonë flejnë me të
bëjnë dashuri me të
poeti i vërtetë nuk vdes
por jeton në përjetësi
pret si pluhur kozmik
për t’u rilindur
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit