LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, tensioni i ulët i energjisë elektrike u shkakton dëme banorëve

Podujevë, tensioni i ulët i energjisë elektrike u shkakton dëme banorëve

Banorët e fshatit Sibofc i Epërm të Komunës së Podujevës janë në hall me tensionin e ulët të energjisë elektrike. Ata thonë se si pasojë e kësaj, u janë dëmtuar shumë prej pajisjeve të amvisërisë. Pavarësisht kërkesave, banorët thonë se organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Kjo është vetëm njëra nga pajisjet  e amvisërisë që i është dëmtuar Arbër Gërgurit nga Sibofci i Epërm i Komunës së Podujevës.


E krejt kjo, Gërguri thotë se po ndodh për shkak të tensionit të ulët të energjisë elektrike.

“Pajisjet e amvisërisë na i dëmton të gjitha. Dimrit zakonisht shumë pajisje nuk punojnë fare, sidomos mbrëmjeve. Vetëm një dritë dhe televizori, asgjë tjetër nuk punon… Kemi bërë disa herë kërkesa por nuk kemi marrë përgjigje”, shprehet për RTV Dukagjinin, Arbër Gërguri.

Të njëjtin shqetësim ka edhe Fahri Mehmeti, edhe pse thotë se është pagues i rregullt i energjisë elektrike.

“Me pagesa jemi zero-zero, të gjithë. Nuk e dimë pse na lënë kështu. Në mëngjes dhe mbrëmje, pos një drite dhe televizorit, asnjë pajisje nuk mund të përdorim”, shprehet qytetari tjetër Fahri Mehmeti, përcjell Telegrafi.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se pavarësisht investimeve të bëra në këtë komunë, arsyeja e mos vendosjes së trafos është mungesa lokacionit adekuat.

“KEDS-i po investon fuqishëm në Komunën e Podujevës. Kemi rreth 36 projekte që janë duke u implementuar në këtë vit. Në atë vend kemi pasur plan qysh në vitin 2015 të vendosim trafo, por nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë lokacion… Ne do të vazhdojmë me investime në Podujevë edhe vitin e ardhshëm dhe do të shohim çka do të ndodh”, deklaroi Buzhala.

Sipas banorëve, problemi në fjalë është i kamotshëm./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori