LAJMI I FUNDIT:

“Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë”: Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

“Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë”: Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Punonjësit e uzinës bërthamore Çernobyl në Ukrainë kanë treguar se ushtarët rusë kanë shfaqur shenja helmimi për shkak të rrezatimit.

Reklama

Trupat ruse e kishin uzurpuar Çernobilin më 24 shkurt të vitit 2022, në të njëjtin ditë kur nisi pushtimi rus i Ukrainës.

Kështu, shumë punonjës ukrainas dhe në mesin e tyre edhe roje patën ngecur në zonën e ndaluar.

“Ne u zgjuam nga një shpërthim më 24 shkurt 2022. U përpoqëm të evakuoheshim me veturë, por ura ishte hedhur në erë. Prandaj, u kthyem dhe qëndruam këtu. Ishim 270 njerëz”, tha Lyubov Zavydenko, një banore e Çernobilit.

Trupat ruse po i shpërfillnin paralajmërimet për rreziqet në vend. Ata po hapnin llogore në një zonë tejet të kontaminuar, duke iu ekspozuar kështu niveleve të larta të rrezatimit.

“I kemi parë (trupat ruse) duke u larguar drejt Homelit (në Bjellorusi) me autobusë”, tha Lyudmyla Kozak nga uzina e Çernobilit.

“Ata po villnin dhe kishin fshika të mëdha në lëkurë”, deklaroi ajo.

“(Ne u thamë atyre): ‘Është e ndaluar të ecni, të uleni apo të shtriheni në këtë bar’. Por, ata nuk na dëgjuan; bënë çfarë deshën të bënin”.

“Çuan shumë pluhur. Rrezatimi u rrit shumë. Ne iu thamë atyre të pastroheshin, t’i lanin rrobat dhe këpucët, por injoruan këshillat”.

Forcat ruse ishin zmbrapsur nga Çernobili më 31 mars të vitit 2022.

Gjatë okupimit të tyre 36-ditor, ata dëmtuan dhe plaçkitën pajisjet e uzinës.

“Këtu e mbajmë serverin tonë kompjuterik. Këtu i grumbullojmë informacionet nga monitorimi i rrezatimit në zonën e ndaluar. Ne jemi kthyer këtu më 11 prill, pasi territori u (rimor nga forcat ukrainase). Ishte e frikshme. Gjithçka ishte thyer. Serveri ishte shkatërruar”, tha Oleksandr Borsukov, nga Qendra për Kontrollin e Rrezatimit derisa tregonte zyrën e tij.

Borsukov tha se rusët me gjasë kishin menduar se po prodhonin në uzinë armë bërthamore dhe biologjike prandaj edhe e morën serverin.

Kur u zmbrapsën, forcat ruse zunë rob rreth 170 ukrainas, shumica prej tyre ende mbahen nga Rusia. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Amerika
Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Botë
Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia mund të ndajë rrugën me BE-në

Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia mund të ndajë rrugën me BE-në

Turqia
Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Amerika
'Serbia nuk ndahet nga Rusia', kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

'Serbia nuk ndahet nga Rusia', kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

Serbia
SHBA njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

SHBA njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori