LAJMI I FUNDIT:

“Po udhëtoj për herë të parë drejt BE-së pas liberalizimit të vizave” – A janë shtuar linjat, flasin nga Stacioni i Autobusëve

Pos linjave ajrore, edhe në linjat ndërkombëtare rrugore qytetarët e Kosovës kanë mundësi udhëtimi nëpër vendet e Bashkimit Evropian (BE) pas liberalizimit të vizave.

E, këtë e bëjnë të mundur agjencitë e udhëtimit përmes autobusëve në vend.


Por a është shtuar numri i autobusëve për këto pesë ditë në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë?

Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun, Shqipe Durmishi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se zakonisht në kohë festash gjithmonë ka shtim të numrit të autobusëve.

Në këtë periudhë ajo tha se kanë vërejtur që është një rritje deri në dy autobusë.

“Duke e ditur që Stacioni i Autobusëve është pika e dytë më e frekuentuar e transportit rrugorë, për momentin nuk kemi ndonjë rritje të madhe të numrit të udhëtarëve, duke e ditur që është një periudhë kohë festash dhe në këtë periudhë ne vazhdimisht kemi një fluks të madh të nisjeve dhe të udhëtarëve që vijnë kryesisht për festa dhe për pushime, mirëpo nuk vërehet një numër i madh i nisjeve. Deri tash kemi pa që është një rritje deri në dy autobusë gjatë ditës, ndoshta është kjo pasi qytetarët i kanë rezervuar biletat kthyese dhe transportuesit ndoshta nuk janë të përgatitur…por për momentin nuk kemi shtim të madh të udhëtarëve”, ka thënë Durmishi.

Telegrafi vizitoi hapësirat në Stacion të Autobusëve dhe pa disa autobusë të mbushur me udhëtarë që niseshin kryesisht drejt shtetit Gjerman.

Njëri prej udhëtarëve po udhëtonte për herë të parë jashtë vendit. Ai ishte nisur për në Austri tek familjarët e tij.

Demë Morina tha se nuk e din sa do të qëndroj atje, pasi nuk e ka planifikuar.

“Shyqyr që na erdhi koha dhe neve me shku. Është hera e parë që po dal jashtë vendit”, ka thënë Morina.

Ndryshe, nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të vendeve të Bashkimit Evropian (BE). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori