LAJMI I FUNDIT:

Po sikur të gëlltisni një çamçakëz, si do të vepronit?

Po sikur të gëlltisni një çamçakëz, si do të vepronit?

Kjo i ka ndodhur padashje secilit prej nesh të paktën një herë në jetë Ju ndoshta keni pyetur nëse kjo gjë do të ketë ndonjë pasojë të dëmshme…

Mos mendoni se mitet e vjetra që ju duhen deri në shtatë vjet për të nxjerrë çamçakëzin nga trupi juaj janë të sakta.

Çamçakëzët përbëhen nga rrëshira të ndryshme, yndyra, emulgatorë dhe dyllë, të cilat nuk treten, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, të gjitha substancat e patretshme që sistemi ynë tretës ndesh gjatë gjithë jetës thjesht kalojnë përmes tretjes sonë.

Nëse keni gëlltitur më shumë çamçakëz në një kohë të shkurtër, komplikimet janë të mundshme, siç është bllokimi i sistemit të tretjes.

Kjo ndodh më shpesh te fëmijët dhe kërkon ndërhyrje mjekësore, por ndodh vërtet rrallë.

Kështu që herën tjetër që do t’ju ndodhë ky ‘aksident’ i vogël, nuk duhet të shqetësoheni ose të frikësoheni, sepse sistemi juaj i tretjes do ta zgjidhë atë vetë.

Mjekë që kryejnë ekzaminime shprehen se nuk kanë arritur asnjëherë të gjejnë çamçakëz që ka qëndruar më shumë se një javë në zorrë ose në stomak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori