LAJMI I FUNDIT:

Po rritet numri i deklarimeve për dhunim seksual gjatë luftës (Video)

Po rritet numri i deklarimeve për dhunim seksual gjatë luftës (Video)

Shtatëmbëdhjetëvjeçarja shtatzënë, si pasojë e dhunimit nga ushtria serbe, gruaja tjetër e fuqishme e cila kërkon ta dokumentojë dhunimin para njësitit për krime lufte dhe pastaj gjatë gjykimit të Millosheviqit, ka dëshmuar në Hagë, por edhe shumë gra të tjera kanë gjetur strehim dhe përkrahje nga organizata “Medical Kosova”, në Gjakovë.

Tash e 17 vite kjo organizatë e udhëhequr nga drejtoresha Veprore Shehu nuk u lodh asnjëherë duke u bërë krah i djathtë për gratë e traumatizuara nga lufta në Kosovë.


Ajo ka menaxhuar mbi 30 projekte, të cilat si qëllim primar kishin përkrahjen psikosociale, gjinekologjike dhe juridike të femrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, si dhe ka implementuar projekte për regjenerimin e të ardhurave në sektorin e bujqësisë.

Shehu rrëfen për KosovaPress sfidat dhe vështirësitë që ishte ballafaquar, duke bërë të pamundurën që plagët e motrave shqiptare të shërohen, më mënyrë që ato të mos shohin vdekjen si zgjidhje por të kenë një të ardhme më të ndritur.

Shehu gjithashtu bëri të ditur që numri i deklarimeve të grave të dhunuara në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë.

Drejtoresha e “Medical Kosova” kujton se qëllimi kryesor i organizatës është përmirësimi i shëndetit mental e fizik.

“Organizata jonë “Meica Kosova” funksionon që nga përfundimi i luftës në Kosovë d.m.th në gushtë të vitit 99, është themeluar si organizatë. Fillimisht si organizatë ndërkombëtare, ndërsa kemi filluar me funksionu si organizatë lokale që nga tetori i vitit 2003. Që nga fillimi i themelimit, ne kishim në vëmendje përkrahjen e grave të traumatizuara nga lufta. Qëllimi kryesor i organizatës ishte përmirësimi i shëndetit mental, i shëndetit fizik, i kushteve të jetesës së grave që kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës gjatë luftës, të traumatizuara në përgjithësi nga lufta, duke përfshirë edhe gratë që kishin anëtar të zhdukur të familjes, gratë që kishin përjetuar vrasjen e bashkëshortëve, djemve të tyre, me një farë forme ishin edhe dëshmitarë të tëvrasjeve të tyre”, tha Shehu.

Veprore Shehu tregon që në fokus të përkrahjes kishin edhe vazhdojnë të kenë gratë që kanë përjetuar dhunime seksuale gjatë luftës. Normalisht që në rrugëtimin e tyre për t’i ofruar këtyre grave përkrahje psikosociale, juridike, gjinekologjike por edhe përkrahje në sektorin e bujqësisë për rigjenerimin e të ardhurave nuk ka qenë mjaftë e lehtë.

Ajo tregon se organizata “Medical Kosova” ndihmon edhe vajzat me qenë se organizata merret me të drejtat e gruas dhe vajzave, kryesisht vajzat e këtyre grave që kishin përjetuar dhunim.

Kjo organizatë fillojë edhe lobime në nivelin lokal edhe në nivelin qendror që të adresoj të drejtat dhe statusin e grave të dhunuara gjatë luftës.

“Ne kemi bërë edhe mjaftë avkime dhe lobime në nivel lokal por edhe në nivel qendror që të adresojmë të drejtat dhe statusin e grave të dhunuara gjatë luftë. Që prej vitit 2007, atëherë kur kishim marr përkrahje nga “UNIFEMI” tash” UNWOMEN” Agjencioni i Kombeve të Bashkuara që merret ekskluzivisht me programe për të drejtat e grave. Ne kemiavokuar që këto gra t’i integrojmë në ligj, prej viti 2007 jemi organizata e parë që kemi menduar statusin e grave të dhunuara, të njohim në mënyrë ligjore sikurse edhe kategorive të tjera që iu njihet e drejta për pension, kompensim dhe për përkrahje dhe përkujdesje institucionale. Në atë kohë viti 2007, Kosova nuk kishte një status të rregulluar politik, ishin ato bisedimet dhe pakoja e Ahtisarit që impelmentohej, që dizajnohej në atë kohë dhe normalisht, Qeveria nuk i dha prioritet kërkesës sonë që të njihej statu si i këtyre grave siviktima civile të luftës”, tha Shehu.

Kjo organizatë më vonë filloi edhe me përkrahjen e këtyre grave për fuqizim ekonomik. Diku 136 gra, kryesisht fermere që jetojnë nga resurset në bujqësi, kanë marr pajisje të ndryshme bujqësore, lopë, bletë.

Angazhimi i këtyre grave dhe integrimi i tyre në programet e kësaj organizate për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, fillimisht kanë qenë shumë të vështira, meqenëse është dashur të kalojnë një rrugë të rehabilitimit psikosocial.

“Ne që nga fillimi kemi ofruar përkrahje psiko-sociale, mandej kemi filluar me përkrahje juridike, kryesisht për çështje të pronave, rregullimin eçështjeve pronësore, juridike mes grave, meqenëse kishte edhe gra me status të kryefamiljarit që në të njëjtën kohë ishte edhe viktimë e dhunës, e këto gra kishin mjaft probleme të pazgjidhura pronësore, juridike posaçërisht me familjarët e bashkëshortit të tyre të vrarë. Që nga fillimi e deri në fund të vitit të kaluar ku kemi përpunuar pak a shumë databazën. Kemi arrit që të kemi një statistikë pak më të saktë, është diku numri 6500 gra që ne kemi përkrahur me të gjitha këto shërbime. Nuk bëhet fjalë që të gjitha janë viktima të dhunimit. Prej këtij numri, diku rreth 170 gra janë që kanë folur për dhunimin që iu ka ndodhur, flas që nga viti ’99 e deri më sot”, tha Shehu.

Më tej, Shehu rrëfen kohën kur kanë filluar në mënyrë intensive të bëjnë vetëdisimin e grave që nuk duhet heshtur, pasi nëse ato nuk flasin do të jetë shumë i vështirë rehabilitimi i tyre, mirëpo ajo çka ka sjell pozitivistet në organizatë ka qenë kur gratë kanë kuptuar rendësin e të shprehurit dhe kanë filluar edhe të rrëfejnë tregimet e tyre.

Ajo ndal edhe një rrëfim që asaj i kishte mbetur në kujtesë. Bëhet fjalë për vajzën 17-vjeçare e cila ishte mbetur shtatzënë si pasojë e dhunimit nga ushtria serbe.

Medical Kosova” strehoi vajzën për disa muaj, derisa arriti deri tek lindja, një proces mjaft i rëndë, një proces mjaft i vështirë.

Një histori tjetër e dhimbshme, sipas saj, ka qenë edhe e një gruaje mjaftë të fuqishme e cila është e para që ka kërkuar të dokumentojë dhunimin para organeve të drejtësisë, para njësitit për krime lufte të EULEX, e cila pastaj gjatë gjykimit të Millosheviqit në Hagë, ka dëshmuar krahas vrasjes së anëtarëve të familjes së saj, edhe për dhunimin ndaj saj.

Ajo gjithashtu tha se është një fat i keq edhe për tri fletëarreste që janë shpallur për këta kriminel nga ana e EULEX, por për shkak të mos gatishmërisë së Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët, autorët e këtyre krimeve mbesin akoma të lirë.

“Numri i grave, sidomos tash pas kësaj kohe kur ne e kemi bërë vetëdisimin edhe kemi publiku disa fletushka dhe kemi tregu se ligji është aprovuar dhe se pritet të formohet komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të këtyre grave, numri i grave që kërkojnë ndihmë shtohet dita e ditës. Rastet individuale me të cilat po punojmë janë në rritje. Kemi prej Komunës së Gjakovës, Komunës së Deçanit, fshatrave të Gjakovës, madje kemi pasur edhe nga Mitrovica që kanë ardhur dhe kanë kërkuar ndihmë. Vetëdisimi dhe njohja ligjore na ka hapur rrugën që më shumë gra të ndihmohennë aspektin psikosocial dhe juridik”, tha Shehu.

Drejtoresha e “Medical Kosova”, shpreson që organizuara të marrë fonde në të ardhmen që të kenë mundësi t’i ndihmojnë edhe në aspektin ekonomik gratë me trauma lufte.