Një çift nga New York mbetën të befasuar kur gjetën një kasafortë misterioze, të mbushur me bizhuteri dhe para të gatshme në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa ishin duke punuar në kopsht.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sapo hapën kasafortën, ata gjetën 52 mijë dollarë, bizhuteri dhe diamante dhe disa unaza fejese.


c1 1

Megjithatë, ata gjithashtu gjetën një copë letër brenda kasafortës, në bazë të së cilës kuptuan se kasaforta misterioze kishte të bënte me fqinjët.

c2 2

Ata zbuluan se fqinjët e tyre u grabitën në vitin 2011, dhe kështu ata bënë gjënë e duhur dhe i kthyen kasafortën pronarëve të saj të ligjshëm.

c3 2

"Së pari trokitën në derë dhe i pyeta nëse ishin grabitur ndonjëherë dhe ata thanë se ishin", ka thënë Matthew.

Ndërkohë edhe policia e New Yorkut ka konfirmuar se çifti ishin grabitur në vitin 2011. /Telegrafi/