LAJMI I FUNDIT:

“Po planifikojnë një lloj hakmarrjeje”: Abazoviq thotë se ndihet i kërcënuar nga grupet kriminale

“Po planifikojnë një lloj hakmarrjeje”: Abazoviq thotë se ndihet i kërcënuar nga grupet kriminale

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar drejtuesit e policisë publike dhe sekrete se grupet e afërta me oficerin e arrestuar të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Petar Lazoviq dhe babain e tij, ish-ndihmës drejtorin e Drejtorisë së Policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin e tyre.

Madje, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se ata po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.


Siç thuhet më tej, për këtë, Abazoviq ka njoftuar autoritetet e sigurisë, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Filip Axhiq (Filip Adžić).

“Po ashtu, më është thënë se po mundohen të krijojnë një atmosferë në të cilën unë nga pozita e kryeministrit gjoja po u bëj presion prokurorëve që të ndjekin penalisht Lazoviçin dhe grupin kriminal-biznes të njerëzve rreth tyre”, ka deklaruar Abazoviq dhe ka shtuar se ai nuk kishte asnjë ndikim te prokurorët dhe gjyqtarët.

“…Por nuk ka asnjë skenar në të cilin dora e drejtësisë do të ndalet. Përkundrazi, përpjekjet për sabotim, tonet ekstremiste, gjuha e urrejtjes apo kërcënimet janë të kota”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Abazoviq.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e cila ka njoftuar se kërkon veprim urgjent nga organet dhe institucionet shtetërore për të përcaktuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga strukturat kriminale ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Në komunikatën e këtij dikasteri qeveritar thuhet se “prioriteti kyç i kësaj qeverie është sundimi i ligjit, si domosdoshmëri e integrimit të plotë në BE”, shkruan Vijesti.

“Dhe, kryeministri Abazoviq është personi që padyshim i jep vrullin dhe vulën më të madhe”, thuhet në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

Ata konkludojnë se “prandaj është e nevojshme që edhe për këtë çështje të tregohet vendosmëria e shtetit, i cili duhet të jetë më i fortë se kushdo”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori