LAJMI I FUNDIT:

Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Pamje se si nisi zjarri i kobshëm për dhjetëra viktima në Koçani
Lexo po ashtu Pamje se si nisi zjarri i kobshëm për dhjetëra viktima në Koçani

Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.


Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan
Lexo po ashtu Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.

Sipas pamjeve nga koncerti të shpërndara në rrjetet sociale, teksa grupi është duke kënduar, i shoqëruar me fishekzjarre skenike, një strukturë në tavan fillon të digjet, brenda pak sekondash ata tentojnë ta shuajnë zjarrin me mjete për shuarje, gjatë së cilës në mikrofon dëgjohet një zë që thërret “Të gjithë largohuni”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Lajme
Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre të dërgohen për obduksion në Shkup

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre të dërgohen për obduksion në Shkup

Lajme
Kalo në kategori