LAJMI I FUNDIT:

Po kultivonin bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohen dy persona në Obiliq

Po kultivonin bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohen dy persona në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet G.B., dhe E.B., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, nga neni 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për masën e kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve të lartcekur, me vendbanim në Obiliq dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, si dhe në koordinim të plotë me policinë, janë sekuestruar në oborrin e shtëpisë së tyre, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, një peshore digjitale dhe një fishekë”, thuhet në njoftim.


Sipas autorizimit të prokurorit bimët e gjetura janë shkatërruar, po ashtu për të dyshuarit e lartcekur prokuroria është duke vazhduar me veprime të tjera procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori