LAJMI I FUNDIT:

Po kërkohet një miliarder! Rezidenca e dytë më e shtrenjtë e Britanisë së Madhe del në treg – tregohet edhe çmimi i saj

Po kërkohet një miliarder! Rezidenca e dytë më e shtrenjtë e Britanisë së Madhe del në treg – tregohet edhe çmimi i saj

Një rezidencë e madhe që u krijua nga arkitekti i Buckingham Palace dhe me pamje nga Regents Park, Londër – është hedhur në treg për 185 milionë funte.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, prona e projektuar nga John Nash, do të bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar, nëse blihet për çmimin e kërkuar.

Firma e pronës që shet rezidencën, të ndërtuar midis 1821 dhe 1826, thotë se një person me ‘miliarda’ që dëshiron një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të merr informatat, me ekzekutivin e kompanisë që pret interes nga Azia, veçanërisht nga individë të pasur kinezë.

Zenprop mendohet se ka paguar 200 milionë funte për rezidencën katër vjet më parë – megjithëse shefi ekzekutiv pretendon se në fakt është blerë për më pak se çmimi aktual.

Ndërtesa u përfundua në vitin 1826 nga arkitekti Nash i cili gjithashtu projektoi Pallatin Buckingham, Regent Street dhe Brighton’s Royal Pavilion.

Ajo fillimisht u ndërtua si 18 shtëpi të veçanta, të dizajnuara nga Nash për zhvillimin e Parkut Regence të Crown Estate, përpara se të kombinohen në një për zyrat qeveritare para Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori