LAJMI I FUNDIT:

A po instalohet edhe më tutje mentaliteti vehabist i interpretimit fetar Islam në Kosovë ?!

A po instalohet edhe më tutje mentaliteti vehabist i interpretimit fetar Islam në Kosovë ?!

Që nga paslufta, publikisht kemi deklaruar se në Kosovë dhe më gjerë në rajon, ka filluar vrullshëm instalimi i frymës së një interpretimi fetar të Islamit, e cila është duke u mbështetur fuqishëm përmes donacioneve të jashtme, kryesisht të Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të Gadishullit Arabik.

Që nga ajo kohë, kjo frymë e jashtme dhe ky ndikim jo që është zvogëluar, por ditë e për ditë është rritur dhe po vazhdon me po të njëjtin ritëm, për të mos thënë edhe më të madh.


Aktualisht, janë mbi 80 studentë nga Kosova që studiojnë për fenë islame në qytete të ndryshme të Arabisë Saudite, dhe të cilët pas kthimit të tyre nesër do të kërkojnë vend pune në institucionet e BIK-së. Është jologjike dhe e pamundur që ne t`i sanksionojmë individët për mos shkuarjen e tyre atje, apo edhe të bëjmë përzgjedhjen e vendit nga ana e jonë se ku ata do të duhej të studionin, por ajo që mund të bëjmë në këtë drejtim është sugjerimi dhe këshilla jonë e sinqertë dhe vëllazërore për ta.

Arabia Saudite është aleat i fuqishëm i shumë vendeve të mëdha dhe me ndikim në botë, përfshirë edhe vendin tonë, por nuk ka qenë dhe as nuk është sot vend i vetëm ideal për studimin e Islamit.

Shumica e studentëve tanë këtë vend vazhdojnë ta përzgjedhin për shkak të bursave dhe akomodimit të cilin ky shtet ua ofron atyre në përgjithësi, dhe kjo në fakt për ta është joshja kryesore. Kurse, një pjesë tjetër mendon se pikërisht atje është vendi i saktë ku duhet të studiohet Islami, për shkak të shtrirjes së dy vendeve të shenjta: Mekës dhe Medinës.

Është shumë e vërtetë se nga gjithë këta studentë që masovisht po ia mësyjnë këtij vendi, ka prej tyre të cilët i shpëtojnë ndikimit të formës interpretuese të fesë islame, sipas versionit lokal të pedagogëve sauditë. Mirëpo, përvoja e deritanishme tregon se shumica e tyre kanë rënë dhe vazhdimisht po bien nën ndikimin e ideologjisë së ngurtë vehabiste – selefiste, për çka edhe pas kthimit të tyre në vend vazhdojnë të besojnë se ajo është formë e vetme e pranuar dhe saktë e Islamit!

Problemi tjetër kryesor i studentëve të kthyer nga Arabia Saudite është po ashtu edhe mosarritja dhe mos vigjilenca e tyre në kohë për të bërë dallimin e Islamit nga kultura, zakonet dhe traditat e mishëruara me interpretime lokale të fesë islame.

E mira së mirës do të ishte që për Islamin në të ardhmen të studiohet në vendin dhe në rajonin tonë, dhe pse jo edhe në universitet tjera në botë të cila janë më të hapura dhe më tolerante ndaj mendimit dhe filozofisë islame në përgjithësi.

Ndryshe, në një të ardhme të afërt, instalimi i një mendimi dhe interpretimi të ngurtë dhe jotolerantë të mësimeve islame në vendin tonë, do të jetë i pashmangshëm, i cili si i tillë është treguar dhe po tregohet joproduktiv edhe në vet vendin nga ku ka buruar, dhe të cilin së fundi vet regjimi i Arabisë Saudite ka filluar ta ndryshojë duke marr edhe masa konkrete në këtë drejtim.

Arabia Saudite është një vend i cili fuqishëm ka mbështetur pavarësinë e vendit tonë, mirëpo për formën dhe mënyrën e interpretimit të fesë islame është mirë të na kursejë tani dhe në ta ardhmen, duke na lënë të lirë në rrugëtimin tonë drejtë kultivimit dhe zhvillimit të mësimeve fetare islame, në bazë të rrethanave tona autoktone si dhe pozicionit tonë gjeografik dhe gjeopolitik.

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori