Prej disa kohësh, Rusia ka rritur në heshtje ndikimin dhe kontrollin e saj mbi Bjellorusinë.
Siç edhe dihet, të dy vendet i kanë thelluar lidhjet që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë dhe tani janë të dyja të përjashtuara nga pjesa më e madhe e Evropës dhe Perëndimit.
Madje, është argumentuar se Moska po komploton për ta bërë ish-vendin sovjetik pjesë të Rusisë.
Dhe analisti ushtarak britanik Sean Bell beson se Vladimir Putin “ngadalë, por me siguri po anekson Bjellorusinë në mënyrë të fshehtë”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Për të kuptuar se çfarë po ndodh aktualisht, duhet të kthehemi në vitin 2020.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili ka mbajtur pushtetin që nga viti 1994, po përballej me demonstrata të mëdha antiqeveritare.
Ato ishin më masivet në historinë e vendit, të nxitura nga akuzat se qeveria po shtypte rregullisht opozitën.
Lukashenko kishte frikë se do të rrëzohej – por më pas Rusia ndërhyri për të shuar trazirat.
Midis gushtit 2020 dhe shkurtit 2022, Putin premtoi 1.5 miliard dollarë kredi për Bjellorusinë dhe shtyu pagesat e borxhit, duke siguruar një shpëtim për Lukashenkon.
Që atëherë, Putin dhe Lukashenko kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë – e cila ka përfshirë kryesisht Bjellorusinë që të “sakrifikohet” për Rusinë.
Kështu, lufta e Rusisë në Ukrainë filloi nga toka bjelloruse dhe të dy vendet kanë kryer së bashku trajnime të gjera ushtarake.
Veç kësaj, kohët e fundit, Moska vendosi armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
Dhe kur grupi Wagner filloi një rebelim dhe marshoi drejt Moskës, ishte Lukashenko ai që ndërhyri në emër të Putinit për të ndaluar rebelimin.
Presidenti bjellorus ndërmjetësoi një marrëveshje që do të shihte shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të transferohej në Bjellorusi dhe forcat e tij të zhyten në ushtri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025