Pllakë ari në pjatën e saj për drekë, Bleona Qereti do të vijë ekstravagante në klipin e ri "Haters"
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
"Haters" titullohet kënga e saj më e re, e cila tashmë është konfirmuar që do të publikohet të dielën e 8 marsit.
Këngëtarja e cila jeton dhe vepron në ShBA ka ndarë vazhdimisht gjatë këtyre ditëve fotografi të ndryshme nga xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft atraktive.
Së fundmi, Bleona publikoi një video në rrjetin social Instagram të realizuar gjatë xhirimeve të një prej skenave, ku ajo do të shfaqet mjaft provokuese veshur me një kostum të zi.
Ndërkohë, ajo do të jetë pranë një tavoline, ku në vend të darkës në pjatë ka një pllakë prej ari.
Kjo ka bërë fansat që të kuptojnë se klipi "Haters" do të jetë me skena mjaft ekstravagante, ku si çdo herë tjetër këngëtarja Qereti nuk do të hezitojë të tregojë luksin e saj. /Telegrafi/







































