Plisat konfirmojnë se qëndrojnë prapa incidentit në Shqipëri (Video)

Në Tiranë dje kishte pasur përleshje ndërmjet tifozëve shqiptarë dhe atyre të klubit polak, Legia Warsawës, të cilët janë të njohur për huliganizmin e tyre, transmeton Koha.net.
“Plisat me krenari ju njoftojmë se jemi pjesë e sulmit të tifozëve të Legias nëpër rrugët e Tiranës. Sulmi është bërë bashke me grupin nga Tirana, Ultras '86. Sulmi është bërë me qëllim, sepse tifozët e Legias kanë hap shumë shpesh mesazhe nëpër Europë dhe Poloni kundër Kosoves dhe Pro Serbisë... dhe ata tifoz nuk janë të mirëseardhur në tokat Shqiptare, e aq më pak te sillen sikur në bahçe të babës. Nuk kemi hyrë fare në stadium”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Plisat.
Ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Legia Warsawës ishte ndërprerë për shkak të sjelljes së tifozëve, në momentin që klubi shqiptar ishin duke humbur me rezultat prej 1-2. Vendimi zyrtar i UEFA-s, për këtë takim do të merret me 3 gusht.















































