LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev: Shqipëria është gati për BE, ka bërë reforma të mëdha për dallim nga Shkupi

Plevneliev: Shqipëria është gati për BE, ka bërë reforma të mëdha për dallim nga Shkupi

Republika e Maqedonisë nuk i ka zbatuar reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve, kurse serbët janë degë e rusëve. Ne nuk duam të sjellim Titon dhe Stalinin në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu ka thënë ish-presidenti Rosen Plevneliev duke iu përgjigjur pyetjes së “BGNES-it” lidhur me rezultatet e vizitës së fundit të kryeministrit Kiril Petkov në Shkup.


Plevneliev përmendi si shembull pozitiv Shqipërinë, e cila së bashku me Maqedoninë e Veriut është kandidate për negociatat e anëtarësimit, por siç thotë ai, ndryshe nga Shkupi, Tirana ka zbatuar reforma të gjera në vitet e fundit.

“Shqipëria është gati sepse vitet e fundit ka bërë reforma të mëdha që Shkupi nuk i ka bërë. Për këtë arsye Bullgaria me të drejtë është shprehur se është përpara. Shqipëria bëri një regjistrim të drejtë dhe i dha të drejta minoritetit bullgar.

Ajo ndryshoi tekstet dhe fliste për ideologjinë komuniste dhe të kaluarën në një mënyrë tjetër. Shërbimet e Shqipërisë janë shumë më të integruara me shërbimet e NATO-s dhe BE-së sesa shërbimet e Maqedonisë së Veriut”, tha Plevneliev.

Plevneliev shton se është e rëndësishme që miqtë tanë në Shkup të kuptojnë se vetëm me lobim nuk mund të bëhet.

“Të dashur miq në Shkup, duhen reforma, duhen veprime. Kjo do të hap derën për anëtarësimin e dëshiruar evropian”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori