LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev: Maqedonia gjendet në një moment kritik historik

Plevneliev: Maqedonia gjendet në një moment kritik historik

Në një intervistë për radio „Fokus“, kryetari bullgar, Rosen Plevneliev, ka deklaruar se Maqedonia gjendet në një moment kritik historik, ndërkaq përgjegjës janë liderët dhe politikanët e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, politikanët në Maqedoni duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve, të tërhiqen nga dhuna, t’u japin fund, kundërshtimeve të pakuptimta absolute dhe joparimore dhe duhet të dalin në zgjedhje, pasi që zgjedhjet janë zgjidhje për çdo krizë.


Plevneliev ka shprehur hutinë e tij për faktin se politikanët dhe liderët në Maqedoni nuk kanë treguar vullnet dhe mundësi për të arritur një marrëveshje rreth organizimit të zgjedhjeve të drejta, duke shtuar se nga kriza përfitojnë vetëm një grip njerëzish të cilët nuk duan t’i japin dorën njëri-tjetrit, për të hapur rrugë të praktiakve të mira, rrugë për të ardhmen, rrugë për të rinjtë dhe rrugë për vlera evropiane./Telegrafi/