LAJMI I FUNDIT:

PLD: Të evidentohen votuesit sipas numrave amë

PLD: Të evidentohen votuesit sipas numrave amë

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë insiston që të gjithë institucionet të përfshihen në pastrimin e listave zgjedhore. Sipas PLD-së kjo mund të arrihet duke pastruar dhe pastaj duke kryqëzuar edhe një herë listën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë thotë ”një herë duhet të pastrohen listat nga votuesit fantom dhe pastaj të njejtat të përditësohen duke fshirë votuesit e përsëritur.  Vetëm me evidentim direkt të listave në terren mund të afrohet numri dhe gjendja reale e listave. Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë kërkon nga KSHZ që të dorëzoj raport në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë që pastaj deputetët të kontrollojnë a janë pastruar listat apo jo. Me këto hapa mund të shkojmë në zgjedhje ku edhe opozita do të jetë e gatshme të pranoj rezultatet e punës së KSHZ-së dhe rezultatet e zgjedhjeve pastaj.”thonë nga Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë ./Telegrafi/