Kallmi, dikur zonë ushtarake, sot plazhi i vetëm shkëmbor i Durrësit “vuan” mungesën e një rruge.

Tre kilometra rrugë e kalldrëmtë përshkohet për 45 minuta për shkak të gropave dhe vështirësisë së automjeteve për t’u shkëmbyer.

Mungesa e investimit në infrastrukturë u bë me arsyetimin se duhet të ruhet natyraliteti i bregut, por kohët e fundit, në këtë zonë ka nisur ndërtimi i pallateve. /Euronews Albania