LAJMI I FUNDIT:

Plazh edhe në tetor në Durrës (Video)

Plazh edhe në tetor në Durrës (Video)

Mesi i tetorit nuk shihet aspak si sfidë për të bërë plazh për vizitorë të ardhur nga Londra.

Temperaturat e kësaj fundjave shihen si ideale jo vetëm për të marrë rreze dielli, por edhe për t’u zhytur në det.


Edhe pse më të paktë në numër, as këtë të diel nuk kanë munguar frekuentuesit e plazhit më të madh në Sqhipëri.

Më shumë pastërti, qetësi dhe shërbim më të mirë ofron për ta bregdeti i Durrësit në këtë stinë.

“Këtu është më mirë se në Angli, kështu që temperaturat për mua janë më mirë se në verë”.

Kur një pjesë e vizitorëve shijojnë detin, të tjerë e shfrytëzojnë për të shëtitur, pirë një kafe por edhe për aktivitete të ndryshme sportive. /tvklan.al/