Platforma për dialogun me Serbinë, në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe pa pëlqimin e këtij komisioni është dërguar në Kryesinë e Kuvendit për diskutim.
Ndërsa, me 5 vota pro dhe 4 vota kundër, projektligji për detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me shtetin fqinj ka kaluar për lexim të dytë në seancën e radhës të Kuvendit.
Platforma u kritikua ashpër nga anëtarët e partive opozitare, pasi sipas tyre ky dokument ka probleme të mëdha, pasi nuk e mbron pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, dhe se qeveria nuk pozicionohet qartë karshi qëndrimeve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, kishte një kërkesë që platforma për dialog të largohet nga rendi i ditës, pasi sipas saj, ligji ende nuk ka hyrë në fuqi dhe si i tillë nuk mund të diskutohet.
Këtë kërkesë, e mbështeti dhe kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani. Mirëpo, pavarësisht kësaj, kërkesa nuk u miratua dhe me pesë vota pro, anëtarët e vendosën që platforma për dialogun të diskutohet në komision.
Duke i theksuar të metat e kësaj platforme, Osmani tha se shtetësia e Kosovës nuk mbrohet me anë të saj, por vetëm rrezikohet, pasi në të thuhet se Kosova do t’i pranojë gjitha marrëveshjet e kaluara që kanë ndodhur, përfshi atë të 2013 që nënkupton krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton KP.
Ajo bëri të ditur se platforma për dialogun me Serbinë nuk e trajton rolin e institucioneve tjera shtetërore, pasi sipas saj, presidenti nuk ka të drejtë të krijojë pozicione, por vetëm t’i mbrojë pozicionet e qeverisë.
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, tha se platforma tregon për krizën që ekziston sa i përket legjitimitetit politik në dialogun me Serbinë.
Ai pati kritika dhe për ish-bashkë partiakët e tij, siç tha, në zgjedhje të vitit 2017 kanë kërkuar vota për Kosovën me territorin e tanishëm, ndërsa tash negociojnë për korrigjim të kufirit.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi kishte akuza ndaj anëtarëve të këtij komisioni, pasi sipas saj, në asnjë moment nuk është thënë se do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh.
Ajo kishte dhe një pyetje për anëtarët e këtij komisioni, pasi sipas saj askush nuk mund të jetë kundër marrjes së Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjës brenda kufirit të Kosovës.
Nënkryetarja e komisionit, Time Kadrijaj tha se platforma dhe ligji për dialogun e siguron Kosovën e 17 shkurtit me kufijtë territorin dhe sovranitetin aktual.
Ndryshe, në fillim të mbledhjes disa amendamente të deputetit të PSD-së, Dukagjin Gorani për projektligjin e detyrave dhe kompetencave të delegacionit shtetëror, u dërguan për shqyrtim në administratën e Kuvendit për të interpretuar, se a kanë kaluar apo jo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe