LAJMI I FUNDIT:

Platforma e sheshtë me rrota është zgjidhja gjeniale për largimin e makinave të parkuara pa leje

Platforma e sheshtë me rrota është zgjidhja gjeniale për largimin e makinave të parkuara pa leje

Policia rrugore dhe shërbimet e parkimit i kanë duart plot kur bëhet fjalë për automjetet e parkuara pa leje.

Një nga zgjidhjet drastike është t’i hiqni automjete të tilla me një kamion merimangë dhe t’i vendosni një gjobë shoferit të papërgjegjshëm, transmeton Telegrafi.


Megjithëse kjo metodë ndëshkimi është mjaft efektive, sepse shoferi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të paguajë gjobën, merimanga mund të jetë jopraktike në një hapësirë ​​të vogël manovrimi dhe në rrugë të ngushta.

Kinezët kanë gjetur një zgjidhje për heqjen e makinave të cilat janë parkuar pa leje dhe në vende të papërshtatshme.

Ata kanë krijuar një platformë të hollë e të lëvizshme që kontrollohet nga një telekomandë dhe mund futet poshtë një makine të parkuar gabimisht, dhe mund ta ngreh e ta lëviz makinën nga aty.

Sigurisht, kjo zgjidhje ka edhe disa të meta. Mjeti mund të lëviz vetëm nëse është në rrugë, pra në një sipërfaqe të sheshtë, gjë që përjashton përdorimin e një platforme, për shembull, në trotuare. /Telegrafi/