LAJMI I FUNDIT:

Planifikohet gjallërimi i Kodrës së Diellit, përveç teleferikëve edhe borë artificiale

Planifikohet gjallërimi i Kodrës së Diellit, përveç teleferikëve edhe borë artificiale
Foto: AIM

Kodra e Diellit planifikohet të rikthehet në një atraksion turistik. Kompania italiane “Techno Alpin”, ndonëse e vetmja që u paraqit në tender për të investuar në 9 teleferikë të rinj, do të instaloj pajisje edhe borë artificiale shtigje të skijimit. Në fazën e parë do të investohen 55 milion euro, nga i gjithë investimi kapital prej 180 milion eurove. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie tha se krijimi i borës artificiale është jetik për të zgjatur sezonin dimëror më shumë se tre muaj, vetëm kështu, sipas tij, do t’ia vlente i gjithë investimi për këtë zonë.

“Vetëm investimi dhjetëra e qindra miliona eurosh do të jetë i garantuar se do të shpaguhet nëse ne kemi së paku 100 ditë skijimi. Nëse nuk kalojmë këtë kuotë, do jetë i panevojshëm ky investim. Skiatorët modern duan të vijnë kur ata kanë kohë 3-6 ditë e më tepër dhe jo veç kur bie borë nga qielli. Kështu që qendra e skijimit do të jetë e gatshme për dimërim minimumi 100 ditë të vitit”, tha Erich Gummere, CEO i kompanisë “Techno Alpin”.


Sado që duket atraktive nga natyra për investitorët e huaj, Kodra e Diellit ka telashet e veta. Ministri Naser Nuredini pranon se me ka ndërtime pa leje në këtë pikë turistike. Akoma nuk është bërë Plani i detajuar urbanistik. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që mos të ketë parkingje, dhe mënyra e vetme është që të shkohet me makinë. Kjo ngaqë teleferiku nga Tetova deri në Mal të Sharrit është plotësisht jashtë funksionit, madje në trasenë e vjetër ka edhe konteste pronësore andaj do ja nderojnë kahen.

“Investimi pa teleferik gondola do të jetë një hiq, andaj patjetër ta ndërtojmë edhe gondolën nga Tetova deri në Kodër të Diellit. Jemi në bisedime se a do ta rinovojmë linjën aktuale apo ta ndërtojmë një trase të re. Ajo do të jetë në tokë shtetërore, nuk do ta përdorim trasenë aktuale sepse është e vjetërsuar dhe nuk ka statike andaj për të shmangur kontestet pronësore do ta ndërtojmë nëpër tokë të shtetit”, tha Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë.

Në lartësi mbidetare mbi 1,700 metra, përveç themelimit të kompleksit në të 50-tat e shekullit të kaluar, Kodra e Diellit mbeti e lënë pas dore, pa investime kapitale. Këtij margaritari të Malit Sharr, pritet t’i rikthehet shkëlqimi për turizëm malor, jo vetëm gjatë sezonit të dimrit duke e ngritur në nivelin e Banskos në Bullgari, Rugovës në Kosovë, Thethit në Shqipëri dhe të Kopaonikut në Serbi. Ky investim në Zonën e mbrojtur natyrore, përveç se pritet ti sjell përfitime shtetit do të hapen edhe vende të reja të punës. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori