LAJMI I FUNDIT:

Plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, puna urgjente e Komisionit për Stabilizim Asociim

Plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, puna urgjente e Komisionit për Stabilizim Asociim

Sot është konstituar Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, puna e parë e të cilit do të jetë plani kombëtar për zbatimin e MSA-s

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se pesha e këtij komisioni është shumë e madhe, pasi që, siç tha ajo, është e domosdoshme që të tejkalohen dallimet politike dhe të ketë përafrim të plotë me politikat e BE-së.


Ajo foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për çka tha se Kosova merr përsipër një mori obligimesh për reforma në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.

“Është marrëveshje që synon të rregullojë raportet Kosovë-BE që nga dita e nënshkrimit deri në ditën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, synon të mbështes tranzicionin ekonomik të Kosovës dhe të mundësojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian, zhvillimin e nga dialogu politik deri në marrëdhëniet rajonale”, tha ajo.

Kryetari i këtij komisioni, Kujtim Shala bëri të ditur planet afatshkurtra të këtij komisioni, teksa shtoi se deri javën tjetër duhet të shihet se çka mund të bëjnë si komision lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, raporton KP.

“Ajo çka na pret neve më urgjente është plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili na ka ardhur nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori